PER NE

GAFI COMPANY

E themeluar në vitin 1994, Gafi Company është një kompani në pronësi të familjes e cila është e specializuar në distribuimin e materialeve per ndërtim nga druri te cilat përdoren për konstruksion te ndërtesave, kulmeve, shtyllave, dysheme, etj.

Përveç kësaj merret edhe me distribuimin e disa materialeve të përdorura në izolim dhe materialeve te tjera te ngrohjes të tilla si briket dhe pelet. Themeluesi i kompanise Gafur Rustemi, ka më shumë se 20 vjet eksperiencë në industrinë e ndërtimit.

Ne jemi importues të autorizuar te disa prodhuesve të njohur nga Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Austria dhe Gjermania. Materialet tona të ndërtimit nga druri janë prodhuar në përputhje me standardet ISO 9002. Ne kemi krijuar reputacion si një distributor të produkteve me cilësi të lartë dhe të klientëve të kënaqur.