logo2

Rreth nesh

Afrimi i kujdesshëm, efektiv dhe proaktiv i shërbimit ndaj klientit, duke investuar vazhdimisht në mënyrë racionale në ndërtimin e aftësive dhe njohurive tona për të përmbushur nevojat në rritje dhe të larmishme të klientëve tanë.

Kompania Gafi është formuar në vitin 1994 me qëllim kryesor plotësimin e nevojave të konsumatorëve në rajonin e Pollogut dhe më gjerë me materiale druri. Aktiviteti kryesor i kompanisë është tregtia me materiale të ndryshme druri të importuara nga vende të ndryshme, me cilësi të lartë, shërbim të përpiktë dhe përshtatje me nevojat e klientëve.

Që nga 1994

Ne jemi në treg që nga viti 1994, por kjo nuk do të thotë se kemi bërë mjaftueshëm. Çdo minutë të çdo dite, ne mendojmë për mënyra të reja se si ta bëjmë jetën më të mirë për qytetarët tanë.

Shitës të çertifikuar

Ne jemi gjithashtu importues të autorizuar të disa prodhuesve të njohur nga Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Austria dhe Gjermania. Pllaka nga Nexe dhe Tondach, materiale izoluese nga Topdach, pelet nga Bioenergypoint Premium Plus dhe Biostar, e kështu me radhë.

Rreth produkteve

Materialet tona të ndërtimit prej druri janë prodhuar në përputhje me standardet ISO 9002. Përveç kësaj, me përshtatjen e kohës, Kompania Gafi tani ofron artikuj izolues, pelet për ngrohje, pllaka për objektin tuaj etj.

Përse jemi ndryshe

Synimi jonë është që Gafi Company të jetë një pikë referimi për të gjithë ata që e shohin shtëpinë si një vend të ngrohtë dhe personal ku rrisin familjet e tyre, në fushën e ndërtimit modern. Të jetë "zgjidhja e preferuar", si për klientët, furnitorët dhe punonjësit.

33333